Mbahet në Tiranë mbledhja e dy qeverive
Shqipëria dhe Kosova, 15 marrëveshje bashkëpunimi
Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Në total janë afro 15 marrëveshje që pritet të miratohen gjatë kësaj mbledhje.
Marrëveshjet kryesore janë ato për doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.
Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra-tjetrën, por që janë karakterizuar me moszbatim.
Pas mbledhjes, Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Avduallah Hoti pritet të dalin edhe në një konferencë për mediat.
Tv Klan