Mbajti peng 52-vjeçarin për një borxh, arrestohet 1 person
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës. Mësohet se ai ka mbajtur peng në dyqanin e tij për rreth 30 minuta një 52-vjeçar.
I arrestuari pretendonte se 52-vjeçari i kishte një sasi lekësh borxh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”./tvklan.al