Mbajtja e syzeve, modë apo domoshmëri? (10 Maj 2001)
Syzet, modë apo domosdoshmëri? Shumë besojnë të parën. Ndërsa efektët që ka mosmbajtja e syzeve sidomos në stinën e verës, pak kush mund të dijë. Mjekët konfirmojnë se gjatë verës, ekspozimi gjatë në diell është i rrezikshëm. Koha më e rrezikshme është nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Edhe në hije ne thithim 50% të rrezeve ultraviolet. Më të prekurit janë fëmijët.
Shenjat janë pickim në sy sikur të ka hyrë diçka, pastaj kruarje, skuqje, dhembje, lot dhe faza e fundit nuk duron dot dritën. Specialistët këshillojnë:
“Mbajtja e syzeve të diellit në shumicën e rasteve nuk është luks ose estetikë. Ka plot të sëmurë dhe plot diagnoza që kërkojnë mbajtjen e syzeve të diellit, por sigurisht më shumë në stinën e verës kur dielli është më i fortë dhe rrezet janë më të forta.”/tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori