09:22 22/08/2018Dibër- Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga nga policia. Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër është arrestuar nga policia, pasi në shtëpinë e tij gjendej një armë zjarri pistoletë dhe fishekë.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar efektivët e policisë dhe më pas kjo e fundit ka mbërritur në banesën e Koltrakës, ku ka bërë të mundur arrestimin e tij si dhe sekuestrimin e një pistoletë TT, 3 krehra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithsej 65 copë fishekë pistolete.
Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".