Mbarëvajtja e Zgjedhjeve të 25 Qershorit, masat e marra nga policia në qarqet e vendit
Policia e Shtetit ka angazhuar me qindra punonjës policie në të gjitha qarqet e vendit për të siguruar dhe monitoruar mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve ditën e diel.
Qarku Tiranë Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit "Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore, në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë si dhe 10 Komisariatet në vartësi të saj kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave "Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë proçesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë VendoreTiranë për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në cdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Tiranë ka gjithsej 1233 objekte zgjedhore , nga këto: 18 KZAZ, 18 VNV si dhe 1197 QV (qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 1 173 punonjës policie. Policia e Tiranës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndeeh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Tiranës ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut. Qarku Durrës Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit " Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë , nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës si dhe 3 Komisariatet në vartësi të saj kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë proçesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Durrës për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në cdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Durrës ka gjithsej 472 objekte zgjedhore , nga këto: 6 KZAZ, 6 VNV si dhe 460 QV( qendra votimi). Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 478 punonjës policie. Policia e Durrësit ,ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Durrësit ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut. Qarku Shkodër Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit " Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë , nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër si dhe 3 Komisariatet në vartësi të saj , kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Shkodër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në cdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Shkodër, ka gjithsej 437 objekte zgjedhore , nga këto: 8 KZAZ, 8 VNV si dhe 421 QV( qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 483 punonjës policie. Policia e Shkodrës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit, që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin, ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Shkodrës, ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut. Qarku Korçë Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit "Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë" , nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë si dhe 5 Komisariatet në vartësi të saj kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë proçesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Korçë për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun e Korçës, ka gjithsej 477 objekte zgjedhore , nga këto: 7 KZAZ, 7 VNV si dhe 463 QV(qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 500 punonjës policie. Policia e Korçës ,ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin t'i denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Korçës ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut . Qarku Gjirokastër Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit " Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë , nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër si dhe Komisariatet në vartësi të saj kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas proçedurave standarte. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Gjirokastër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në cdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Gjirokastër ka gjithsej 249 objekte zgjedhore , nga këto: 7 KZAZ, dhe 7 VNV. Si dhe 235 QV. (qëndra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 321 punonjës policie. Policia e Gjirokastrës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Gjirokastrës ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut . Qarku Vlorë Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit "Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si dhe 4 Komisariatet në vartësi të saj, kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas proçedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë proçesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë proçesit zgjedhor" . - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Vlorë për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësitë e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjedhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Vlorë ka gjithësej: 467 objekte zgjedhore, nga këto: 10 KZAZ, 10 VNV si dhe 447 QV (qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ, pas përfundimit të procesit të votimit, do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 462 punonjës policie. Policia e Vlorës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin t'i denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Vlorës ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut. Qarku Fier Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit "Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore , në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë , nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier si dhe 4 Komisariatet në vartësi të saj kanë marrë e po zbatojnë të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarde. - Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor. - Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave " Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë proçesit zgjedhor". - Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Fier për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t'i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në cdo situatë. Në lidhje me objektet zgjedhore (KZAZ, QV, VNV), si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun Fier ka gjithsej 607 objekte zgjedhore , nga këto: 8 KZAZ, 8 VNV si dhe 591 QV( qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave. Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 657 punonjës policie. Policia e Qarkut Fier ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë , qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndeeh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin t'i denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129 duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin. Gjithashtu Policia e Qarkut Fier ndjek me seriozitet e përgjegjësi çdo situatë dhe garanton rendin e sigurinë publike në çdo situatë me transparencë të plotë ndaj medias dhe publikut .