Mbaron faza e parë e bisedimeve në Rambuje (25 shkurt 1999)


Mbaron faza e parë e bisedimeve në Rambuje (25 shkurt 1999)

11:26 25/02/1999

Rambujeja mbaroi duke vulosur fazën e parë të bisedimeve serbo-shqiptare. Kjo konferencë u hap dhe u mbyll me fjalët e dy bashkëpresidentëve Vedrin dhe Kuk. Por misioni i të dyve ende s’ka mbaruar.

Diplomacia franko-britanike do të zhvendoset herë në Beograd e herë në Prishtinë për të vazhduar në maksimum sinjalet që do t’i japin njëri -tjetrit serbët dhe shqiptarët. Ministri i Jashtëm Britanik Robin Kuk dhe Ministri i Jashtëm Francez Hebert Vedrin do të jenë në Prishtinë e Beograd në pritje të 15 Marsit./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme