Mbërrijnë ndihmat e NATO-s në Kukës (5 Prill 1999)
NATO sot mbërrin në Kukës duke dërguar atje ndihmat e para. Dita e dytë e fillimit të misionit të trupave të Aleancës për Shqipëri ka zbritur në kryeqytetin e krizës humanitare. Avionët vazhdojnë të sjellin ndihmat e emergjencës në Rinas. Filloi përgatitja për fluturimet në korridorin ajror Tiranë- Kukës.
Të parët ishin forcat e kontigjentit francez të Forcës së Atlantikut Verior. Pas përpunimit të ngarkesës së parë me çadra, ushqime dhe medikamente nga efektivi i këtij kontigjenti filloi në orën 09:30 ngarkimi i tyre në tre helikopterët e parë franceze. Kjo ngarkesë mbërriti në kampin numër një në Rexhepaj të Kukësit ndërtuar nga vullnetarët italiane. Për TV Klan prononcohet Gjeneral Aurelio De Maria./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko