Mbërrin në Gjykatë dosja e skandalit të tregtimit të naftës së papërpunuar


Mbërrin në Gjykatë dosja e skandalit të tregtimit të naftës së papërpunuar

14:47 23/05/2016

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për skandalin me naftën “Virgin”. Ish-nëndrejtoresha e doganave Lula Njebza dhe 4 vartës të saj kanë përfunduar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve, zyrtarët e doganave kanë favorizuar biznesmenin Adrian Xhillari për të tregtuar naftë të papërpunuar.

Xhillari është hetuar në mungesë, pasi prej Majit të vitit të kaluar nuk ndodhet në Shqipëri. 4,4 milionë litra naftë bruto janë shitur në Tiranë dhe Durrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milion eurosh.

Ndërsa dëmi i shkaktuar mjedisit dhe automjeteve të qytetarëve është i pallogaritshëm. Sipas hetimeve Adrian Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virgin” në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, në Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se 4.4 milionë litra naftë  është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

TV KLAN

 






Të ngjashme