Mbërrin në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias


Mbërrin në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias

17:18 10/02/2020

Një delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur këtë të hënë një vizitë pas kërkesës së Këshillit të Europës për rezervat lidhur me paketën e njohur si paketa Anti-shpifje.

Gjatë paradites ata janë takuar me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare si dhe me anëtarët e komisionit të medias.

Gjate të martësm ata do të kenë takime me kreun e shtetit, me drejtuesit e AMA-s, por dhe kreun në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, kreun e Akepit dhe Avokaten e Popullit.

Shumica u tërhoq nga miratimi i ndryshimeve në ligjin për mediat audio vizive deri sa të publikohet opinioni i Komisionit të Venecias.

 Ndërkohë një tjetër delegacion i Vencias do të vijë në Tiranë në datat 13 dhe 14 Shkurt, pas kërkesës së Kuvendit, për të shqyrtuar ligjin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas përplasjes mes Presidentit.

Të dyja këto çështje do të shqyrtohet në 20 Mars në seancën plenare të Komisionit të Venecias. 

Tv Klan






Të ngjashme