Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kleanthi Koçi (3 Mars 1999)
Mbërriti sot në Tiranë trupi i avokatit të njohur Kleanthi Koçi pas peripecive dhe një pritje të gjatë. Të gjithë të afërmit dhe miqtë e Kryetarit të Gjyktës së Lartë kanë pritur mëse tre orë në mjediset e Aeroportit të Rinasit. Vetëm në orën 15:15 aeroplani special ushtarak i nisur nga Italia ka prekur tokën shqiptare ku në bord të tij priste arkivoli i të ndjerit i mbulur.
Ankthi i të pranishmëve është shtuar kur aeroplani hapi portën e tij dhe u vu në dukje arkivoli i mbuluar me një kurorë me trëndafila të kuq e zambakë të bardhë.Të qarat kanë pushtuar të pranishmit midis të cilëve dhe Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi.
Më pas kortezhi është nisur për në Tiranëi shoqëruar me makina policie drejt shtëpisë së të ndjerit. Një komision shtetëror është ngritur për të organizuar homazhe në përkujtim të Presidentit të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë i cili vdiq si pasojë e një atentati disa ditë më parë.
Deri tani Organet e Prokurorisë dhe të Policisë ende nuk i kanë gjetur vrasësit e tij. Nesër do të zhvillohen homazhe në mjediset e Pallatit të Kongreseve në nderim të një nga njerëzit më të njohur të Drejtësisë Shqiptare.
Ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht kryetari i Komisionit të Homazheve tha : “Ka humbur njeriun më kopetent, njeriun më të aftë, më të ndershëm, çfarë të them unë.” /tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj