16:27 07/02/2014Ka mbërritur në Tiranë rreth orës 16:10 trupi i pajetë i këngëtares Vaçe Zela, ku u prit nga familjarë dhe qytetarë të shumtë.Trupi i pajetë i artistes, si fillim mbërriti në orën 14:00 në aeroportin e Prishtinës. Aty është pritur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës.Ndërkohë homazhe në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen nesër nga ora 10:00-12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Gjatë homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës, në nderim të veprës së artistes së madhe Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.Artistja e popullit ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në Basile të Zvicrës nga një sëmundje e rëndë.