Mbërrin uragani Nate
Uragani Nate ka mbërritur në territorin e Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu stuhia e katërt që godet Amerikën në vetëm 2 muaj.
Mes frikës nga shiu i rrëmbyer dhe përmbytjeve të mundshme, gjendjet e emergjencës janë deklaruar në Luiziana, Alabama dhe në pjesë të Floridës, si dhe në Misisipi.
Me erëra që shkojnë deri në 140 kilometra në orë, stuhia e kategorisë një vjen pas Uraganit Harvey, Irma dhe Maria që shkatërruan Porto Rikon, Teksasin dhe Floridën.
Nate tashmë ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.
Përpara se të mbërrinte në SHBA, nga uragani humbën jetën 30 persona në Kosta Rika, Honduras, El Salvador dhe Nikaragua. Gjithashtu dëmet material janë të shumta, ndërsa është ndërprerë dhe prodhimi i gazit në gjirin e Meksikës./ABC News