
Mbërritja e Kombëtares së Izraelit, rrugët që do bllokohen
Tiranë-Mbërritja e Kombëtares së Izraelit në vendin tonë do të bllokojnë për një orë autostradën Durrës-Tiranë, si dhe disa rrugë në kryeqytet.
Për shkak të rrezikut terrorist, që sipas autoriteteve është i lartë, nga ora 17:30 deri 18:30 do të ketë bllokim të rrugëve duke filluar nga:
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.
Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”. Autobusi i Kombëtares së Izraelit do të shoqërohet nën masa të forta sigurie. /tvklan.al