Mbërritja e refugjatëve kosovarë tek Kompleksi i Pishinave (30 Mars 1999)


Mbërritja e refugjatëve kosovarë tek Kompleksi i Pishinave (30 Mars 1999)

10:59 30/03/1999

Ka mbërritur autobuzi me të ardhur nga Kosova që janë nisur sot nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”në Tiranë, në pikën tjetër të kampingut që është ngritur në kompleksin e Pishinave. Kampingu me një kapacitet rreth 1200 persona mund të arrijë strehimin e 2200 të shpërngulurve. Nga Pallati “Asllan Rusi” që do të shërbejë si pika e parë e qëndrimit të të ardhurve gjithçka do të zhvendoset më pas në këtë vendqëndrim i cili është ngritur në këmbë në kohë rekord nga autoritetet shqiptare.

Procedura e parë pas mbërritjes është regjistrimi dhe shpërndarja në çadra që strehojnë rreth 6 persona.

Gazetarja: Shikoj sot me problemet e të ardhurve nga Kosova, keni sjellë ndihma për ta.

Një biznesmen: Po sigurisht si gjithë populli shqiptar edhe ne me aq mundësi sa kemi dhamë kontributin tonë. Jemi një grup shokësh pjesëtarë të kësaj firme, kemi sjellë rreth 300 kile makarona, rreth 50-60 kile vaj të hapur dhe mendojmë të vazhdojmë.

Sigurimin e bazës ushqimore të paktën për dy ditët e para në këtë pikë e ka marrë përsipër Kryqi i Kuq në bashkëpunim me organizata të tjera humanitare. Ndërkohë që shumë firma të tjera private janë ofruar për sponsorizime dhe ndihmë të pakondicionuar./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili






Të ngjashme