Mbesa nga Bergamo kërkon ndihmën e Ardit Gjebreas për të surprizuar gjyshen
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Borana e cila jeton në Bergamo, ka kërkuar ndihmën e programit ‘E Diela Shqiptare’ për të surprizuar gjyshen e saj.
Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 93 vjeç dhe mbesa e saj shprehet se zonja Jëlldiz e do shumë jetën dhe e falenderon Zotin për çdo ditë që zgjohet.
Në pamundësi për të qenë pranë saj fizikisht në këtë ditë, Borana mendoi të gëzonte zemrën e gjyshes së saj në një tjetër formë.
Ardit Gjebrea: Gjyshja jote ka ditëlindjen sot?
Borana: Po!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç mbush?
Borana: 93!
Ardit Gjebrea: Po si mbahet?
Borana: Mbahet si një kukull i them unë. Mbahet shumë mirë.
Ardit Gjebrea: Si i thërrsini shkurt?
Borana: Ne i thërrasim shkurt Dizi! Ajo e do shumë jetën, ajo ditë për ditë thotë, o Zot shyqyr që u zgjova dhe sot. E ka tmerr të iki nga kjo botë.
Ardit Gjebrea: Më thuaj pak çfarë i ka pëlqyer në jetë zonjës Dizi?
Borana: Ah çfarë i ka pëlqyer. I ka pëlqyer të udhëtojë pafund në gjithë botën dhe e ka bërë si mision, e ka kryer sepse ka qenë në Dubai, në Amerikë, ka qenë në Itali, ka qenë në Turqi, ka qenë në të gjitha vendet. I pëlqen shumë veshjet, gjënë e bukur e pëlqen gjithmonë dhe ëndrra ime sot ishte t’i çoja një fustan ose një kostum siç thotë ajo, por në pamundësi..
Ardit Gjebrea: I pëlqejnë veshjet gjyshes?
Borana: Po, i pëlqejnë shumë fustanet!
Ardit Gjebrea: Ah mbyllur dyqanet. Por prit Bora se kam një lajm.
Borana: Jam shumë e emocionuar, nuk më duket e vërtetë që je para meje.
Drejtuesi i emisonit Ardit Gjebrea kontakton me stilistin e njohur Joni Peçi për një fustan për gjyshen e Boranës. Ai me shumë kënaqësi pranon që të përgatisë dhuratën për ditëlindjen e saj. /tvklan.al