Mbeten në burg 6 nga 7 të arrestuarit e operacionit “Tangent”


Mbeten në burg 6 nga 7 të arrestuarit e operacionit “Tangent”

12:57 15/07/2016

Gjergj Cukali dhe 6 të arrestuarit e tjerë të operacionit antidrogë “Tangent’ janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Togat e zeza janë bindur nga provat e sjella nga Prokuroria, për t’i caktuar masën e sigurisë arrest me burg Cukalit, si drejtuesi i rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Tiranë.

37 – vjeçari i kërkoi Prokurorisë që të vërtetojë akuzat ndaj tij, pasi sqaroi se nuk kishte lidhje me të arrestuarit e tjerë, Cukali sipas Prokurorisë, drejtonte këtë grup i cili aktivitetin e tij e ushtronte në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Gjykata la në burg edhe Artur Tarjan, Gentjan Balliun, Krisald Kundraxhiun, Armand Gjokën. Gjithashtu në burg mbeti edhe Vjollca Gjoka, e cila menaxhonte të gjithë procesin e shitjes së drogës. Për Muharrem Kallushin, togat e zeza caktuan si masë sigurie detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori.

Kokaina, paketohej në një apartament në Tiranë dhe fshihej e shpërndahej në kavanozë apo në lodra fëmijësh. Xhiroja mujore arrinte deri në 50 mijë euro. Policia sekuestroi 282 gramë kokainë të paketuar dhe të gatshme për t’u hedhur në treg.

Tv Klan






Të ngjashme