Apeli lë në burg Nezar Seitin
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për Nazer Seitin.
40- vjeçari konsiderohet një nga njerëzit më të rëndësishëm të grupit të vëllezërve Habilaj, i cili u shkatërruar një muaj më parë nga prokuroria italiane.
Seiti me anë të avokatit të tij kërkoi ekstardimin drejt Italisë dhe hetimin nga autoritet italiane atje ku janë arrestuar dhe 7 pjesëtarët e tjerë të grupit. Pavarësisht kësaj kërkesa e tij është refuzuar dhe është lënë në qeli për llogari të hetimin që po kryen prokuroria shqiptare.
Tv Klan