Mbetet në burg një nga të arrestuarit për terrorizëm

Ergys Faslia

Mbetet në burg një nga të arrestuarit për terrorizëm

15:11 09/01/2017 https://youtu.be/PdXKrog4xK0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Ergys Faslinë, një nga katër të arrestuarit e celulës së ISIS, e cila do të kryente një sulm termosit ne stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Togat e zeza kanë lënë fuqi vendimin e Shkallës së Parë marrë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Faslia është i vetmi nga katër të arrestuarit i cili ka ankimuar masën e sigurisë.

Së bashku me të përfunduan në pranga Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Sipas prokurorisë këta persona në bashkëpunim me disa shtetas kosovar do të organizonin një sulm ndaj kombëtares izraelite të futbollit dhe tifozëve të saj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri ishin pjesë e celulës e cila kishte bazën në Kosovë. Në këtë vend pati 18 të arrestuar si dhe u sekuestrua armë dhe eksploziv, të cilat dyshoheshin se do përdoreshin gjatë sulmit.

Urdhrat kjo celulë dyshohet se i merrte nga xhihadisti shqiptar, i cili lufton përkrah ISIS, Lavdërim Muhaxheri./ TV KLAN






Të ngjashme