Mbetet në ngërç Reforma Zgjedhore
PD kërkon koalicionet, Gjiknuri: Deri në 30 Shtator çështja mbyllet
Koalicionet parazgjedhore janë pika që ndan palët politike në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në tryezën e bisedimeve, demokratët dhe socialistët u rikthyen me të njëjtat ndasi si herën e fundit.
Për Oerd Bylykbashin e Partisë Demokratike, koalicionet kanë funksionuar më së miri për 17 vjet. Por për Damian Gjiknurin, ky është një debat i mbyllur me ndryshimet kushtetuese tashmë.
Në tryeze janë edhe listat e hapura, për të cilat PD kërkon hapjen me 100% dhe ndërmjetësim nga OSBE.
Sërish nga Partia Socialiste ka një mendim tjetër.
Ngërçi politik për Kodin Zgjedhor mbetet ende pas një marrëveshjeje të pjesshme që u arrit në 5 Qershor. Më pas Partia Socialiste ndryshoi Kushtetutën, në bashkëpunim me opozitën parlamentare
Tv Klan