Mbetet pezull amendamenti i LSI për fasonët


Mbetet pezull amendamenti i LSI për fasonët

13:49 28/12/2013 Parlament sot

Amendamenti i propozuar nga LSI për të mos ndryshuar tatimfitimin për biznesin Fason dhe për ta lënë atë në masën 10% mbetet pezull të paktën deri në pranverë. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili  tha se kjo forcë politike ka rënë dakord me qeverinë që në muajn Prill të vitit të ardhshëm për fasonët  të propozohet një paketë integrale lehtësirash. Ndërsa ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se rritja e taksave për bizneset dhe koorporatat, jo vetëm do të dëmtojë në mënyrë direkt industrinë fasone por do ta bëjë ekonominë shqiptare të paaftë për të konkuruar në tregjet e rajonit dhe më gjerë.

 

 





Të ngjashme