Mbetjet plastike që ndotin oqeanet, shkaktarët e sëmundjes së koraleve
Mbetjet plastike që ndotin oqeanet e globit, jo vetëm që përfundojnë në zinxhirin ushqimor dhe vrasin faunën detare, por janë shkaktarët e sëmundjes së koraleve. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim ndërkombëtar i publikuar në Science. Pjesëzat e plastikës janë si mjet transporti për baktere dhe mikroorganizma që provokojnë infeksione tek koralet.
Vetëm në ujërat e barrierave koralinë të Azi-Paqësor, mendohet se notojnë mbi 11 mld pjesëza plastike dhe prezenca e tyre rrit rrezikun e sëmundjeve të tyre nga 4% në 89%.
Studimet kanë zgjatur mbi 5 vjet në ujërat Australisë, Myanmar, Thailandës dhe Indonezisë.
Nga ana tjetër, KE pritet që në fillim të shkurtit të paraqesë iniciativën e re përsa i përket kontrollit, pastërtisë dhe përmirësimit të cilësisë së ujit të pijshëm nga rubinetet. Gjithashtu direktiva përfshin një monitorim të imtësishëm të nivelit të mikroplastikave dhe përbërësit e etiketës mund të kontrollohen nga evropianet edhe online.
Burimi: Klan Plus