“Mbetjet”, Rama: Sharlatanët politikë e mediatikë kërkojnë t’ju fusin frikën
“Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë!”,
kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale, duke mbrotjur sërish ligjin për importin e mbetjeve.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan:
“Ne nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhëtuar kur kaluam ligjin e ri që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t’i tradhëtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë!”
Sipas Ramës, ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje (pelet).
“
Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian”
, e përfundon postimin e tij Kryeministri Rama./tvklan.al