Mbetjet spitalore menaxhimi i tyre – (13 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Strukturë e re e administrimit për mbetjet spitalore. Agjensia për Zhvillim dhe Administrim të këtyre mbetjeve kërkon përgatitje të një pakete të përshtatshme për përmiresimin e kuadrit ligjor, për administrimin e mbeturinave spitalore, si dhe përcaktimin e kërkesave teknike, financiare e logjistike.
Shqetësimi i shendetesisë shqiptare për menaxhimin e këtyre mbetjeve nisur edhe nga rrezikshmëria e tyre, pohohet edhe nga kreu i ministrisë së shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë prezanton një projekt për menaxhimin e tyre në nivel kombëtar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti