Mbi 130 viktima nga alkooli


Mbi 130 viktima nga alkooli

11:02 24/02/2019

Të paktën 130 persona humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë po trajtohen në spitale, si pasojë intoksikimit nga alkooli në Indi. Sipas autoriteteve vendase, bilanci i viktimave pritet të rritet më tej. Shkak i tragjedisë ishte konsumi i alkoolit të paligjshëm, të bërë në mënyrë artizanale nga shitësit lokalë.

Lënda toksike u shkaktoi konsumatorëve të vjella, dhimbje të fortë në gjoks dhe probleme me frymëmarrjen. Alkooli artizanal është një prej vrasësve më të mëdhenj në Indi.

Klan Plus






Të ngjashme