Mbi 150 mijë veta në shesh kundër lirimit të zyrtarëve të korruptuar
Bukureshti dëshmoi një ndër protestat antiqeveritare më të mëdha të bëra ndonjëherë më parë në Rumani, pas kalimit të një dekreti që mund të lirojë nga burgu me dhjetëra zyrtarë të dënuar për korrupsion.
Një turmë prej të paktën 150 mijë protestuesish u mblodh jashtë godinave qeveritare në orët e vona të së mërkurës, ndërsa protesta pati edhe në qytete të tjera të vendit.
Disa prej protesuesve hodhën fishekzjarre dhe tymues në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Dekreti në fjalë u kalua orët e vona të së martës.
Qeveria e majtë, e drejtuar nga Kryeministri Sorin Grindeanu i Partisë Social Demokrate, thotë se kalimi i këtij dekreti ka synim uljen e mbipopullimit në burgje.
Por kritikët e Grindeanu shprehen se ai po përpiqet t’i japë lirinë aleatëve të tij të dënuar për korrupsion.
Protestat e së mërkurës erdhën disa orë pasi Bashkimi Europian i bëri thirrje Rumanisë të mos bëjë hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.
“
Lufta kundër korrupsionit duhet të avancojë e jo të zhbëhet”
, tha kreu i Komisionit Europian, Jean – Claude Juncker.
Ndërkohë, protestuesit në Bukuresht lëshuan parudha si “Dorëhiqu” dhe “Hajdutë, hajdutë”.
“Shanset tona janë të pakëta, por është e rëndësishme që të luftojmë”,
tha një prej protestuesve, me profesion arkitekt./tvklan.al