Mbi 18 mijë euro me vete në aeroport, procedohet 46-vjeçarja
Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.
Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.
Në përfundim të veprimeve ajo u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme./tvklan.al