Mbi 29 mijë viktima në Itali
Ka shkuar në 29 684, numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Listës fatkeqe i janë shtuar 274 persona gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë ky numër është më i ulët se sa ai i një dite më parë.
Nuk ka mbajtur të njëjtin ritëm shifra e të shëruarve. Të mërkurën u arrit shifra rekord, prej 8 mijë pacientëve në 24 orë, ndërsa sot vetëm 3 013 persona e kaluan sëmundjen.
Numri total i pacientëve që e kanë kaluar sëmundjen është 96 276. Po fillon të bjerë ndërkohë numri i personave që janë aktivë me Covid-19. Sot numërohen 89.624 pacientë./tvklan.al