Mbi 3 mijë raste dhune të denoncuara nga gratë
Rastet e denoncimit të dhunës ndaj grave kanë ardhur në rritje.
Në një forum rreth fuqizimit të gruas dhe kundër dhunës, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori amerikan, Donald Lu, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u shpreh se të gjithë duhet të bashkohemi kundër dhunimit të grave.
Në të njëtën kohë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një tjetër forum për fuqizimin e grave, sëbashku me UN women, foli për angazhimin e 11 bizneseve në avacimin e barazisë midis burrave dhe grave.
Disa nga angazhimet që këto kompani do të ndërmarrin, janë zero tolerancë ndaj diskrimimit dhe dhunës ndaj grave në vendin e punës, si dhe trajnime për to.
Kjo nismë e ndërmarrë për herë të parë në Shqipëri është financuar nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Zhvillim.
Tv Klan