Mbi 3 mijë viktima në Gjermani


Mbi 3 mijë viktima në Gjermani

10:59 15/04/2020

Më shumë se gjysma e rasteve janë shëruar

Numri i personave që kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit ka shkuar mbi 3 mijë. Në 24 orët e fundit, janë shtuar mbi 300 viktima.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka shkuar mbi 130 mijë. Më shumë se gjysma e rasteve pozitive janë shëruar.

Këtë të mërkurë, Merkel do të diskutojë me udhëheqësit rajonal për mundësinë e heqjes së disa masave.

Disa vende të ndryshme në Europë si Austria dhe Danimarka ditët e fundit kanë lejuar që të hapen disa shkolla dhe dyqane të vogla./tvklan.al






Të ngjashme