Mbi 4 mijë euro blerje me karta krediti të vjedhura, pranga shqiptarit


Mbi 4 mijë euro blerje me karta krediti të vjedhura, pranga shqiptarit

22:10 24/09/2016

Një 39 – vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka vjedhur të dhënat e kartave të kreditit për të bërë blerje në internet.

Siç raporton e përditshmja “Kathimerini”, ai u ndalua në një dyqan në Athinë, ku kishte shkuar për të marrë një telefon që kishte blerë.

Autoritetet përllogarisin se i dyshuari ka përdorur të dhënat e 15 kartave të ndryshme krediti, duke kryer 13 transaksione të suksesshme, me vlerë 4.486 euro, ashtu sikurse edhe 16 transaksione të tjera të dështuara, vlera e të cilave shkonte në 5 mijë euro./tvklan.al






Të ngjashme