Mbi 50% e gjermanëve të infektuar janë shëruar
Lajme të mira rreth situatës me koronavirusin ka vetëm në Gjermani. Atje tashmë ka më shumë të shëruar se sa raste aktive. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 2 537 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 127 854.
Ky është numri i katërt më i lartë në Europë, por më shumë se 50 përqind e tyre janë shëruar.
Në Spanjë, 37 përqind e 166 831 personave të infektuar janë shëruar. Ndërkohë në Itali janë shëruar 22 përqind e të infektuarve. Në Francë 21 përqind e të infektuarve janë shëruar, ndërsa në Britani 0.3 përqind e të infektuarve janë shëruar.
Gjermania ka gjithashtu numrin më të ulët të vdekshmërisë. Kjo i atribuohet testeve të gjëra ku pozitivë kanë rezultuar shumë pacientë me simptoma të lehta.
Merkel do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit për të diiskutuar lehtësimet e mundshme të masave./tvklan.al