Mbi 560 familje pa ndihmë ekonomike


Mbi 560 familje pa ndihmë ekonomike

15:56 17/04/2014 avokati popullitAvokati i Popullit i ka kërkuar prefekturës së Tiranës, Këshillit të Minibashkisë numër 4 dhe vetë minibashkisë qe t’i japin zgjidhje ngërçit që po mban peng prej 3 muajsh dhënien e ndihmës ekonomike për 567 familje.

Kryetari i minibashkisë numër 4 ka reaguar menjëherë duke bërë të ditur se, ndërpreja e ndihmës ekonomike ka ardhur si pasojë e mos dërgimit të vendimit të Këshillit Bashkiak nga kryetarja e këtij këshilli.

Pas kësaj deklarate televizioni Klan u përpoq të kontaktonte me kryetaren e këshillit, zonjën Lefterie Shtrembari, për të pasqyruar versionin e saj, por e pati të pamundur. Ajo nuk iu pergjigj telefonatave e mesazheve. Nëse nuk gjendet zgjidhje  e problemit deri në fund të muajit, 567 familjet do të mbeten pa ndihmë ekonomike për gjatë 12 muajve të vitit 2014, pasi fondi  i ndihmës ekonomike digjet si pasojë e përfundimit të afatit kohor për aplikim.






Të ngjashme