Mbi një mijë vende të lira pune në administratën publike
Rreth një mijë vende të lira pune janë çelur këtë vit në administratën publike, por vetëm për 675 prej tyre punonjësit mund te rekrutohen nga jashtë.
Fjala është për nivelin e specialistit pasi pozicionet si përgjegjës dhe drejtorë do të plotësohen me aplikontë që vijnë nga brenda sistemit.
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito për të thënë se vendet e lira të punës nuk hapen se jemi në prag të zgjedhjeve jep këtë arsyetim.
“Po ju kujtoj se është i njëjti numër që është bërë më tre vitet e fundit”.
Se bashku me drejtoreshën e Administratës Publike ministrja Harito takoi studentë të Fakultetit te Drejtësisë, të cilët i ftoi të aplikojnë ndërkohe iu tha se sistemi përgjatë dy viteve është testuar nga rreth 55 mijë kandidatë./ tvklan.al