Mbingarkesë në spitalet Covid në Kosovë
Zemaj: Shumë shpejt do vijë Remdesivir
Një lajm të mirë për qytetarët e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka premtuar se shumë shpejt do të arrijë në Kosovë ilaçi anti-Covid Remdesivir dhe do të shpërndahet falas për pacientët me Covid.
“Shumë shpejt edhe kjo do t’u vijë në ndihmë sadopak qytetarëve dhe u përshkruhet terapia e mjekëve. Ka kosto, por sadopak me atë buxhet që e kemi shumë shpejt do të vijë”.
Ministri Zemaj ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi sipas tij, spitalet dhe stafi shëndetësuar janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve.
“Kemi një stabilitet, kushtimisht ta quaj ashtu të këtyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësor tani është i mbingarkuar nga rastet”.
Aktualisht në spitalet e SHSKUK-së janë duke u trajtuar 796 pacientë, 526 prej tyre të konfirmuar pozitiv në Covid-19.
Tv Klan