Mbipesha rrit rrezikun e prekjes nga kanceri
Mbipesha mund të rrisë edhe numrin e grave që diagnostikohen me kancer në mitër. Është ky paralajmërimi nga Shoqata për Hulumtimin e Kancerit, në Britani. Shifrat kanë treguar se 19 gra në çdo 100,000 në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar me këtë sëmundje në vitet 1990, ndërsa shifrat janë rritur në 29 në 100,000 në vitin 2013.
Kërkuesit pranojnë se lidhja midis mbipeshës dhe kancerit nuk është ende e qartë, por thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra shtesë mund të luajnë rol. Megjithatë, sipas tyre, janë të nevojshme më shumë studime.
Në Britaninë e Madhe, rreth 9,000 gra diagnostikohen me kancer në mitër çdo vit dhe rreth 2,000 vdesin. Kërkuesit thonë se trajtimet janë përmirësuar në 20 vitet e fundit, duke rritur shanset për mbijetesë. Por, ata bëjnë thirrje për më shumë studime për të kuptuar se, përse rritet numri i grave që preken nga kjo sëmundje. /
tvklan.al