Mbipopullimi i Tiranës – (2 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Metropoli i Shqipërisë Tirana, në këto dhjetë vjet ndryshimesh ka katërfishuar popullsinë e saj. Paraditja e mbipopullon qendrën nga mijra qytetarë të ardhur nga rrethet. Autobuza, furgona me larmi targash që transportojnë çdo ditë hallexhinjtë nga rrethet për të mbaruar punë këtu.
Ky është sfondi rrugor i kryeqytetit, ku e hëna vështirëson dhe bllokon gjatë trafikun. Ky është vendi ku gjendet administrata shtetërore, gjykata dhe shërbimi më i specializuar mjeksor, por edhe pikat furnizuese për tregtarët e ardhur. Këto janë dyndjet e çdo ditë jave, ku infrastruktura e Tiranës pak ka ndryshuar për të përballuar dhe zgjidhur hallin e tyre. Shërbimi që ju ofrohet këtyre qytetarëve është i pakët.
Restorante me çmime të larta, hotele po ashtu dhe jo funksionues, veç ambulantët ofrojnë ushqimin e çastit. Duket se tek ne ka ardhur koha të bëhet një shërbim i organizuar me më pak para investim dhe fitim më të lartë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti