Mbledhja e ambasadorëve (25 Gusht 1999)


Mbledhja e ambasadorëve (25 Gusht 1999)

14:52 25/08/1999

Diplomatët shqiptarë të të gjitha ambasadave të përfaqësive dhe konsullatave të vendeve të ndryshme të botës do të kryejnë një takim në Tiranë. Zhvillimi aktual në rajon, zhvillimi i Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare do të jenë çeshtjet që do të diskutohen gjatë mbledhjes tre ditore në Ministrinë e Jashtme.

Pjesëmarrës në këtë takim do të marrin pjesë 29 ambasada, 7 misione dhe 4 konsullata do të paraqesin veprimtarinë e tyre 1 vjeçare. Gjithashtu e ardhmja e Kosovës dhe zhvillimet në kuadrin e Paktit të Stabiltietit do të jenë zhvillimet kryesore për orientimin e punës së tyre në vazhdim.

Është përcaktuar tashmë në axhendën e takimit të Ministrit të Jashtëm Paskal Milo si dhe paraqitja e zhvillimeve të fundit në rajon të zëvëndësministrit Pëllumb Xhufi. Çeshtjet teknike për secilën ambasadë apo konsullatë do të diskutohen gjithashtu në këtë takim të parë të diplomacisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme