Mbledhja e armëve Vlorë, përfundon me sukses operacioni i Policisë dhe Rendit Publik (13 Prill 2001)


Mbledhja e armëve Vlorë, përfundon me sukses operacioni i Policisë dhe Rendit Publik (13 Prill 2001)

14:20 13/04/2001

Kjo është mënyra më e fundit e mbledhjes së armëve në Vlorë. Studentë në bashkëpunim me forcat e policisë shkojnë fshat më fshat duke bindur banorët për rreziqet që mbart mbajtja e armëve në shtëpi. Rezultati nuk vonon. Këtu jemi në fshatin Shishbardhë në Vlorë, ku burra gra dhe fëmijë, nisin dorëzimet e armëve të ndryshme që prej vitesh i mbanin në sënduk duke rrezikuar dhe jetën.

Zëvendësministri i Rendit Publik Himçi dhe Kryepolici i Vlorës Loka, ka ndjekur nga afër këtë operacion që ka rezultuar pozitivisht për ta në mbledhjen e shumë armëve, por dhe në lindjen e një taktike të re në bindjen e njerëzve për dorëzimin e armëve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme