Përfundon mbledhja në PD: Negociata dhe qeveri teknike


Përfundon mbledhja në PD: Negociata dhe qeveri teknike

22:18 02/05/2017

Ka përfunduar pas rreth katër orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, nga e cila është dalë me përfundimin se negociatat me pozitën do të vazhdojnë por nuk do të ketë tërheqjen nga kërkesa për qeverinë teknike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar për ta njoftuar mbi hapat për gjetjen e kompromisit me qeverinë për të hyrë në zgjedhje.

Në mbledhje raportohet se ka pasur video –konference me krerët e PPE, Daul e McAllister si dhe me komisionerin Hahn, të cilët kërkuan rikthimin e PD-së në negociata për zgjidhjen e krizës.

Daul dhe Hahn shprehën shqetësimin e tyre për situatën e drogës në vend duke theksuar kjo ndikonte tek të rinjtë.

Por megjithatë, ata i kërkuan PD-së të rikthehet në negociata, se oferta e 25 prillit ishte ende e vlefshme dhe se për ta bojkoti i zgjedhjeve dhe kuvendit ishte i papranueshëm.

Basha u tha zyrtarëve evropianë se problemi me situatën në vend nuk është opozita por problemet e krimit, drogës dhe kërcënimit të votës, për të cilat përgjegjës është Edi Rama.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe deputetja Majlinda Bregu dhe Topalli, të cilat janë shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve, ndërsa deputeti Eduard Selami raportohet të jetë në SHBA dhe si pasojë nuk ishte prezent.

Mbledhje vjen pak orë pas thirrjes së Presidentit për dialog mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.

/tvklan.al






Të ngjashme