Mbledhja e Këshillit të Rregullim Territorit të Shqipërisë (2 Shtator 1999)
Katër janë pikat përfshirë në listën e studimeve që janë paraqitur dhe diskutuar në mbledhjen e radhës të këtij muaji të Këshillit të Rregullim Territorit të Shqipërisë.
Studimi i parë ka të bëjë me zgjerimin e vijës kufizuese të Durrësit si pikënisje e Korridorit 8. Duke qënë nyjë e rëndësishme e transportit lind nevoja e zgjerimit të sipërfaqeve doganore të hapura dhe të mbyllura. Ndërtimi i këtyre korridoreve sjell nevojën e ndërtimeve e të blloqeve të banimit si dhe ndërtimi i institucioneve të ndryshme.
Si pikë e dytë është diskutuar shtrirja territoriale e qyteteve Tiranë-Durrës ku dihet mirë q pas viteve ’90 ka patur zgjerim të qyteteve tona në ndërtime dhe në periferi. Si objekt është parë një politike territoriale që të mbështesë tendencën e zhvillimit.
Por Durrësi sjell dhe studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për një fshat turistik dhe kamping në zonën e Gjirit të Lalzit. Pika e katërt është mbrotja dhe zhvillimi turistik në bregdetin Sarandë-Ksamil pra mbrojtje e pasurive natyrore nga ndërtimet e parregullta. Por ka dhe mjaft probleme me kërcënimin e rajoneve bregdetare.
Studime interesante për më shumë hapësirë në qytetet tona dhe pë më shumë mundësi zhvillimi dhe shfrytëzimi por e vetmja që mbetet është shpresa për tu bërë reale./tvkan.al
Gazetare: Holta Zhiti