Mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi shtyhet për të martën


Mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi shtyhet për të martën

17:00 22/08/2016

Shtyhet për të martën mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi. Komisioni do të shqyrtojë ligjin e Vetting-ut dhe ligjet e tjera që duhen për zbatimin e Reformës në drejtësi.

Ky debat vjen në një kohë kur skandali me dy nenet që parashikojnë dënimin me burg të gazetarëve në  Ligjin Për Prokurorinë e Posaçme dhe atë të Prokurorisë së Përgjithshme, ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

Nenet që kërcënojnë lirinë e medias, pritet të sjellin debate të forta. Opozita dhe LSI janë distancuar nga neni 6 dhe 13, duke e konsideruar si të papranueshëm formulimin, se në rast të influencave të papërshtatshme për prokurorët, gazetarët dënohen me burg.

Gjithashtu Partia Demokratike dhe LSI premtuan angazhimin për të mos i miratuar këto nene. Mbetet ende e paqartë se pse u hartuan këto nene, kur dhe kush i integroi në draftin e reformës.

Tv Klan






Të ngjashme