Mbledhja e KRRTSH, miratohen projektet për leje ndërtimi – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot në mbledhjen e parë të këtij viti Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kryeministri Meta, shqyrtoi dhe miratoi projektplanet e përgatitura për leje dhe sheshe ndërtimi. Kështu u miratuan shtatë nga tetë studimet si ai i zgjerimit të nënstacioneve 400 KW dhe 220 KW, në Elbasan. Sqarimet ne lidhje me kërkesën e zgjerimit të nënstacioneve elektrike të Elbasanit, i dha zëvendës drejtori i përgjithshëm i KESH, Luigj Pjetri.
Gjithashtu u miratua studimi urbanistik dhe sheshi i ndërtimit për fshatin e ri në territorin midis fshatit Dishnicë dhe fshatit Barç. Studimet e tjera që u miratuan në KRRTSH i përkisnin zgjerimit të fshatit turistik në afërsi të Golemit në Kavajë dhe miratimit për një fshat të ri po në këtë zonë. Zgjerimit të varrezave publike në Fier dhe Çorovodë, si edhe një studim në ndryshimin urbanistik në zonën nga hotel Turizmi në zonën tek kanali i Çukës në Sarandë./tvklan.al