Mbledhja e PS, statuti i PS – (2 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Grupi i punës për ndryshimet në statatutin socialist ka shqyrtuar sot disa nga propozimet e ish-kryetarit Fatos Nano. Çështja e financimit të partisë dhe zgjedhja e delegatëve janë dy ndryshimet thelbësore që Nano kërkon të korrigjohen në dokumentin themeltar të Partisë Socialiste. Nuk janë shqyrtuar propozimet e tjera të Nanos, pasi statuti ekzistues ka shumë pak gjëra që duhen ndryshuar kanë thënë pjesmarrësit në mbledhje.
Ndërkoh Nano ka deklaruar se ka depozituar pranë grupit të punës një material prej 50 faqesh në të cilin parashtron meremetimet që duhet ti bëhen statutit të PS. Megjithatë ende nuk dihet nëse janë miratuar edhe dy propozimet e Nanos të cilat janë marrë sot në shqyrtimpikërisht në mbledhjen përfundimtare të grupit të punës.
Po sot janë parë edhe vërejtjet e ardhura nga baza për programin socialist. Përgjithësisht ndryshime që do të miratohen konsistojnë në problemet e organizimit dhe ato të politikës dhe ekonomisë shqiptare. Programi dhe statute i ndryshuar brenda 9 Tetorit do ti paraqiten kryesisë socialiste e cila do të jap viston e paraqitjes në Kongres./tvklan.al
Gazetare – Ornea Bego