Mbledhja e qeverisë dhe fondet për Ministritë (13 Qershor 2000)


Mbledhja e qeverisë dhe fondet për Ministritë (13 Qershor 2000)

15:25 13/06/2000

Qeveria sot në mbledhjen e saj të radhës ka vendosur t’i japë Ministrisë së Punëve Publike një shtesë prej 22 milion e 500 mijë lekësh për rrugët e disa qyteteve. Pikërisht tre muaj para zgjedhjeve lokale, qeveria ka akorduar këtë shumë e cila do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Është menduar që fondi të prokurohet në forma të përshpejtuara me qëllim që investimet të kryhen brenda muajit Gusht të këtij viti.

Po sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar kërkesën për shtimin e një fondi investimesh në buxhetin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Shuma prej 2 milion lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e fushës së futbollit të qytetit të Poliçanit. Qeveria ka miratuar sot ratifikimin e Konventës Europiane për shtypjen e terrorizmit, pastrimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme