Mbledhja mes dy qeverive/ Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e pikës doganore në Zogaj


Mbledhja mes dy qeverive/ Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e pikës doganore në Zogaj

12:36 03/07/2018

Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës 2 kryeministrat zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama tha se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes tyre ishte dhe hapja e pikës kufitare në Zogaj.

“Lehtësim të shkëmbimeve tregtare me reduktim të tarifave dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare.

Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm”,

tha kreu i qeverisë Rama.

/tvklan.al






Të ngjashme