Mbledhje KQZ, opozita paraqet propozimet për listat e votuesve – (23 Mars 2001)


Mbledhje KQZ, opozita paraqet propozimet për listat e votuesve – (23 Mars 2001)

22:01 23/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, janë paraqitur për herë të parë, përpara KQZ me propozime konkrete për listat e votuesve. Vili Minarolli dhe Spartak Ngjela, kanë kërkuar që regjistrimi i votuesve të bëhet derë më derë brenda dy javëve. Opozitarët janë shprehur se zyrat e gjendjes civile në Tiranë, nuk është paraqitur asnjë qytetarë për t’u regjistruar.

Ndërkohë komisionerët Shimani e Malaj iu referuan raportit të ekspertëve suedez, për gabimin 1% në listat e votuesve për zgjedhjet lokale, por ka reaguar legalisti Ngjela. Kryekomisioneri Celibashi, ka shuar gjakrat duke u propozuar deputetëve të bëjnë ndryshime në kodin elektoral, për të rritur rolin e gjendjeve civile./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme