Mblidhet Byroja e Kuvendit ( 18 Tetor 1999)


Mblidhet Byroja e Kuvendit ( 18 Tetor 1999)

14:19 18/10/1999

Byroja e Kuvendit në dilemë në njohjen e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. E mbledhur sot për të përcaktuar kalendarin dyjavor Byroja e Parlamentit ka nisur diskutimin se cilin do të njohë si kreun e deputetëve të opozitës. Ndonëse më ka ardhur një shkresë nga Berisha tha Gjinushi që njofton zgjedhjen e Gjanës në krye të grupit, kjo nuk mund të konfirmohet pa marrë edhe mendimin e deputetëve demokratë.

Gjithsesi Jemin Gjana ka përfaqësuar Partinë Demokratike në mbledhjen e byrosë. Por sipas drejtuesve të byrosë së Kuvendit ai ka të drejtë të marrë pjesë si nënkryetar i grupit parlamentar, post të cilin ai ka patur para Kongresit. Byroja e Kuvendit në harkun dy javor ka miratuar mbajtjen e disa interpelancave si me Ministrin e Rendit Spartak Poçi, atë të Arsimit Ruka dhe Ministrin e Shëndetësisë Leonard Solis. Gjithashtu Parlameti do të shqyrtojë statusin e nënpunësit civil dhe atë të deputetit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme