Mblidhet byroja parlamentare, debate Dokle – Gjana – (9 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Byroja parlamentare ka vendosur, që ditën e hënë pasdite në seancën plenare, deputetët të votojnë për zgjedhjen e anëtarit të ri të KQZ, mes tre kandidatëve të propozuar nga mazhoranca. Byroja parlamentare nuk ka pranuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana, që të shtyhen afatet e miratimit të hartës elektorale dhe anëtarit të ri të KQZ, në pritje të tryezës partiake të 13 Shkurtit.
Pas mbledhjes së byrosë, ka pasur një takim mes kryetarëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD, Malaj dhe Gjana, por pa arritur asnjë rezultat konkret./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame