Mblidhet byroja parlamentare për vitin 2001 – (10 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisionit parlamentar të ligjeve, do t’i duhet të raportojnë në byronë parlamentare për iniciativat e reja ligjore, për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Në mbledhjen e parë të byrosë parlamentare, për këtë vit, kreu i mazhorancës Arben Malaj, kërkoi angazhim të plotë të strukturave parlamentare, për plotësimin e kushteve për një proces zgjedhor normal.
Byroja miratoi futjen në rendin e ditës, së seancës së parë plenare të parlamentit më 15 Janar, të debatit për situatën elektroenergjitike, si dhe të seancës së pyetjeve, për ngjarjen e Tropojës me kryeministrin Meta./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame