Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike (19 Shtator 1998)
Në Këshillin e Partisë Demokratike , Sali Berisha i përlotur përkujton Azem Hajdarin.
” Anëtarë të Këshillit të Partisë Demokratike, ne mblidhemi sot në një situatë kritike për vendin dhe pas humbjes së madhë të Azem Hajdarit.”– e hapi i përlotur mbledhjen ai.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike si instanca më e lartë vendimmarrëse pas kongresit, do të vendosë për propozimet e mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së mbajtur dje. Intesifikimi i protestës, krijim i frontit politik i ashtuquajtur i refuzimit të diktaturës dhe zgjerimi i kryesisë së partisë, janë propozimet mbi të cilat duhet të vendoste sot Këshilli Kombëtar por në fillim Berisha foli për vrasjen e Hajdarit dhe pas impresioneve të para ai nuk është përmbajtur.
Pamje Partia Demokratike Këshilli Kombëtar Sali Berisha duke qarë. Ridvan Bode, deputetë demokratë./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo